Dy makina janë përplasur mbrëmjen që lamë pas në Berat. Një mjet i tipit Benz dhe një makinë e tipit Hunday janë aksidentuar në fshatin Olltak.
Makina e tipit Benz drejtohej nga 31-vjeçarja Eliberta Themeli, e cila i ka prerë rrugën makinës tipit Hunday.
Mësohet se nëna e vajzës, e cila e ka parë aksidentin nga ballkoni ka rendur drejt vajzës dhe i ka rënë të fikët në rrugë.
Bëhet e ditur se nënë e bijë janë transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./Opinion.al/