Dy mjete të tonazhit të rëndë janë përplasur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës në Maminas.
Përplasja e tyre ka qenë e fuqishme dhe njeri prej tyre ka dëmtuar trafikndarësen duke dalë në krahun tjetër të lëvizjes. Kjo ngjarje rrugore ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në autostradë.
Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur lëvizjen në njërën anë të rrugës, ndërsa po pastrohet nga karburanti i derdhur në rrugë dhe kthimi në normalitet i qarkullimit rrugor.