Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar ditën e sotme në autostradën Morinë-Milot. Policia bën me dije se shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe ka mbetur i lënduar pasagjeri shtetasi S. H. Ky i fundit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Njoftim i policisë
Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al