Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Fier pranë zonës së Vajkanit.
Sipas informacioneve, një person me biçikletë është përplasur nga një automjet, duke e lënë të plagosur.
Deri më tani ende nuk është e qartë gjendja shëndetësore e të plagosurit. Nderkohë, Policia po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.