Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në autostradën Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Markomataj. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar një pasagjere, e cila është dërguar për mjekim në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po analizon shkaqet e këtij aksidenti.