Një 16 vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor ditën e djeshme, në autostradën Tiranë- Durrës.
I riu ka qenë duke kaluar rrugën pasi kthehej nga puna, në tregun e Fruta-Perimeve.
Emarildo Hoti u përplas nga Visjana Hasani, banuese në fshatin Laknas, e cila drejtonte mjetin e saj “Benz”, me targa AA 562 MR.
Autorja e aksidentit është arrestuar nga policia rreth orës 23.55 të mbrëmjes së djeshme.