Një aksident me vdekje është regjistruar sot në orët e para të mëngjesit. Policia bën me dije se një 26 vjeçar, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë i riu ka humbur jetën.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.