Një aksident është raportuar sot në aksin Lushnje-Fier, në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit.
Paraprakisht mësohet se dy mjete janë përplasur pas një manovre të gabuar parakalimit. Automjeti tip “Dacia” ka goditur nga pas një mjet tip “Benz”, dhe si pasojë e përplasjes “Benzi” ka përfunduar bë kanalin anësorë të rrugës.
Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al