Një aksident automobilistik është regjistruar sot në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Manati. Nga raportimet bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e si pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Njëri prej të plagosurve ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që policia rrugore apelon çdo shtetas për kujdes të shtuar në qarkullimin rrugor.