Një aksident është regjistruar në aksin Lezhë-Laç.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.
Mësohet se automjeti që goditi murin rrethues kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët u dërguan në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës.
Është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banorëve për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti që përfundoi në kanal.
Policia ndodhet në vendngjarje, e cila po punon për shkaqet e plota të këtij aksidenti.