Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.
Sipas njoftimit të policisë, një automjet ka përplasur një motomjet dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, një 63-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjirokastrës.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.
Njoftimi i Policisë:
Dropull/Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi, automjeti me drejtues shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. V., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.