Një person ka humbur jetën në një aksident pranë Tunelit të Skërficës në Sarandë.
Policia thotë se në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Bajkaj një 63-vjeçar ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës tip “Benz”.
Për pasojë ai ka aksidentuar një këmbësor 72-vjeçar. Më pas është përplasur edhe me një makinë tjetër. Uniformat blu thonë se si pasojë e aksidentit, i moshuari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit
“Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi E. O., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin L. Xh., 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. Xh. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. O., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.