Një aksident me pasojë vdekjen mësohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik. Një autobus i një agjensie turistike është përplasur me një makinë të tipit “Alfa Romeo”.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit personi me iniciale L.C si dhe janë dëmtuar 8 pasagjerë të autobusit të drejtuar nga personi me iniciale K.M .
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M.,me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al/