Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet ende i paidentifikuar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në aksin Fier-Lushnje pranë fshatit Ardenicë.
Policia thotë se viktima është Kimet Hoxha 72 vjeç, nga fshati Ardenicë. Ai është përplasur për vdekje nga një makinë, e cila më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe të personit që e drejtonte si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.