Trupi i pajetë i një burri është gjetur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrrës, pranë Vorës. “Eshtë konstatuar i shtrirë në rrugë pa shenja jete një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë mjet i cili është larguar nga vendi ngjarjes. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi e personit”, tha policia.