Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të dielë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një qendre tregtare.
Shtetasi Alban Kostallari, 31 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të pa paidentifikuar nga policia.
Teksa po punohet për identifikimin e viktimës, uniformat blu japin të dhënat e personit të aksidentuar: i moshës 50-55 vjeç, i gjatë, i hollë, rreth 170 cm, i veshur me xhup të zi të hollë, me xhinse blu të zbardhura, me një palë atlete sportive ngjyrë kafe, me fytyrë normale, flokë dhe mjekër të thinjur.
Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Alban Kostallari, i cili është arrestuar nga efektivët.