Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Policia bën me dije se një automjet ka përplasur këmbësorin 77-vjeçar me iniciale M.P, banues në Omaraj të Malësisë së Madhe.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit, 24-vjeçari me iniciale E.I., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.