Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Fushë Krujë pranë fshatit Bushnesh.
Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, i identifikuar si Gentjan Gjergji, rreth 36 vjeç.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.
DVP Tiranë/Informacione paraprake
Krujë/Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.