Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është shënuar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin në afërsi të lagjes Xhenio.
Klan News raporton se nga ngjarja ka mbetur e plagosur dhe një grua.
Siç shihet nga pamjet, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një makinë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.