Aksident me vdekje në autostradën “Tiranë-Durrës”. Sipas policisë së kryeqytetit aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40.
Policia thotë se mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore ende të paidentifikuar, të moshës rreth 35-40 vjeçe.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale./ Opinion.al