Gjashtë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti masiv të ndodhur mbrëmjen e sotme.
Tre makina janë përplasur në Fushë-Prezë, pa shkuar te Ura e Gjolës.
“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /Opinion.al