Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të diel, rreth orës 13:30 në qytetin e Vlorës. Një burrë ka gjetur vdekjen teksa po kalonte rrugën, pasi u përplas nga një makinë ”Mercedes Benz”, në aksin rrugor Orikum – Vlorë.
Viktima është një 67 – vjeçar i identifikuar vetëm me iniciale N.B. Ai mësohet se u transportua me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku dhe ndërroi jetë, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Nga verifikimet paraprake të policisë, drejtuesi i mjetit rezulton të jetë shtetasi A.B., 27 vjeç, i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë për hetimet e mëtejshme të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.