Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përplasur dy automjete dhe një trajler.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, shkaku i aksidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar.
Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes dhe normalizimin e qarkullimit, i cili është bllokuar për disa minuta.