Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Paraprakisht bëhet me dije se katër makina janë përfshirë në aksident, pranë Sukthit.
Sipas policisë nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.
Si pasojë e aksidentit, në këtë segment të autostradës është krijua trafik i rënduar.
Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe lehtësimin e trafikut.