Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, rrethe orës 5.30, kur mjeti tip BMW me targa AA888 MU doli nga rruga. Si pasojë e këtij aksidentyi mësohet se kanë humbur jetën dy të rinj, përkatësisht Besmir Fikaj, 28vjeç, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri Dash Rexhepi, 22vjeç. Po kështu mësohet se drejtuesi i mjetit kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.