Një aksident i rëndë në Modena të Italisë i ka marrë jetën një shqiptari që punonte shoferi kamioni.
54-vjeçari me banim në Piacenza vdiq menjëherë pas përplasjes së automjeteve në autostradën e “Brennes”.
Mediat italiane kanë raportuar gjithashtu se një mjet i tretë është përfshirë në përplasje. Policia dhe zjarrëfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Autostrada mes “Carpi dhe Campogalliano” mbetet e mbyllur për të lejuar policët të hetojnë dhe të zbardhin ngjarjen. Bllokimi ka formuar rradhë të gjata makinash në autostradë.