Një aksident i rëndë është regjistruar, mbrëmjen e së hënës, në Malin e Zi, ku 4 persona kanë humbur jetën, tre prej të cilëve shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit të Brezojevicës, kur dy makina janë përplasur kokë më kokë dhe janë shkatërruar plotësisht.
Viktimat ishin një çift shqiptarësh nga Plava, fëmija e tyre dhe kameramani i RTV “Glas Plava”.
Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.