Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Saver.
Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur shtatë persona. Tre prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lushnjës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet furgon tip “Mercedes-Benz”, që i përkiste një kompanie udhëtimesh dhe ishte duke transportuar pasagjerë drejt aeroportit të Rinasit, është goditur nga pas gjatë një manovre parakalimi nga një mjet tjetër, tip “Benz AMG”.
Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar përfshirjen e “AMG”-së nga flakët.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira./tvklan.al