Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku i plagosur ka mbetur edhe një i ri shqiptar. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 në Guaçiorna, ku një makinë tip Mercedes brenda së cilës ndodheshin tre persona, humbi kontrollin dhe u përmbys. Viktimat janë Giuseppe Fratterigo 44 vjeç dhe 62-vjeçari Andrea Ursino, ndërsa i plagosur ka mbetur shqiptari Saimir Picari 25 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Novi Ligure.