Reperi Stresi është duke përjetuar një moment të vështirë në familjen e tij. Vëllai i tij është aksidentuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari në profilin e tij në Instagram.
“Do doja me gjithe shpirt me gjak me gjithcka cfare kam te isha une i aksidentuar ne vendin tend sepse gjithmon tek njerzit e mire ndodhin te tilla raste . Une dhe familja, shoqeria, koleget e tu te punes po presim qe ti ta hedhesh kete tragjedi. Vellai im i shtrenjte Reneo Lushaj. Te gjithe lutemi per ty sonte. Allahu do te ndriçoje rrugen tende dhe do bohesh mire”, shkruan Stresi në rrjetet sociale.