Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në bypass-in e Fierit.
Uniformat blu bëjnë me dije se një makinë ka përplasur për vdekje një 65-vjeçar, i cili ende nuk është identifikuar.
Mësohet se në pranga ka rënë i riu i cili po drejtonte automjetin.
“Rreth orës 03:00, në bypass-in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia./Opinion.al