Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fushë-Krujës.
Dy automjete tip “Mercedes Benz” janë përplasur në aksin Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të fshatit Borizanë.
Sipas tvklan, mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.
Ende nuk ka informacione të tjera lidhur me aksidentin në fjalë.