Dy trena pasagjerësh janë përplasur në shtetin gjerman të Bavarisë. Sipas policisë dy njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve ende nuk dihet, pasi aksidenti sapo ka ndodhur.
Përplasja ndodhi në Bad Aibling, një qytet rreth 60 km në jug-lindje të Mynihut.
Një nga trenat u doli nga shinat dhe disa vagonë janë përmbysur, raportuan mediat gjermane.
Besohet trenat u përplasën kokë më kokë. Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje. /BBC-Opinion.al/