Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në autostradën Thumanë-Laç ku si pasojë ka humbur jetën një këmbëor ende i paidentifikuar.
Gazetari i Klan News Martin Marku raporton se viktima dyshohet se ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti.
“Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.