Një automjet tip maune ka përplasur për vdekje ditën e sotme një kalimtare.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Kamëz.
Nga të dhënat e para mësohet se gruaja u përplas teksa kalonte rrugën.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.
Xhemile Ukdashi, 70 vjeç, ka ndërruar jetë në SQU.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.