FIER- Një i vdekur dhe një i plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti rrugor në Fier. Burime policore bënë me dije se ka humbur jetën Hajredin Hoxha, i cili ishte duket ecur në këmbë në momentin e aksidentit pasi e ka aksidentuar një mjet tip ‘Benz’.
Sakaq, raportohet se në gjendje të rëndë paraqitet dhe Florenca Hoxha, bashkëshortja e viktimës. Deri më tani nuk dihen ende detaje nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa vijojnë hetimet.