Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e karrotrecit që shkaktoi aksidentin fatal në Xhafzotaj. Arben Mema, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në këtë ngjarje, drejtuesi i një mjeti tip BMW mbeti i vdekur në vend, kur makina e tij u përplas me një karrotrec. Viktima është Renis Hoxha, 34 vjeç, nga Durrësi dhe ngjarja ndodhi ne Xhafzotaj të Durrësit. Paraprakisht mendohet se përplasja ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të karroetrecit dhe shpejtësisë së madhe të makines tip BMW.