Pak përpara se të bëheshin zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, kryeministri Edi Rama bëri thirrje publike për reformim pasi në të kundërt nuk do jepte asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, dhe madje kërcënoi se duhet të lironin edhe godinën.
Por ASH e ka injoruar këtë thirrje të kryministrit për reformim duke zgjedhur si kryetar Gudar Beqiraj, i cili garonte për këtë post së bashku me arkeologun Myzafer Korkutin.
Menjëherë pas kësaj zgjedhje, Rama ka reaguar në “Facebook” duke u shprehur se meqënëse ASH zgjodhi farsën, të mendojë ku do gjejë fondet.
Statusi i Ramës:
Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor✌️