Është shtyrë seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e bërë nga Ajola Xoxa.
Mësohet se seanca gjyqësore ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës është shtyrë më datë 13 Mars, në orën 09:30.
Ky ankim i bërë nga Xoxa, lidhet me sekuestrimin e disa llogarive bankare, të cilat i janë bllokuar.
Kujtojmë që Ajola Xoxa me vendim të GJKKO është lënë nën masën e detyrimit të paraqitjes, ndërkohë për bashkëshortin e saj, Erion Veliaj është vendosur masa “arrest me burg”.