Ulen mundësitë që Arlind Ajeti të bashkohet me Pescara në sezonin e ardhshëm. Mediat lokale të Abrucos kujtojnë se presidenti i skuadrës Daniele Sebastiani kishte deklaruar disa ditë më parë, se do të prisnin deri të dielën për një përgjigje nga përfaqësuesit e futbollistit shqiptar, më pas do të përqendrohemi te një tjetër lojtar.
Asnjë telefonatë për të konfirmuar gadishmërinë e mbrojtësit të Kombëtares. Por gjithësesi mbetet ende e hapur mundësia që Arlind Ajeti të pranojë ofertën 4-vjeçare me 350 mijë euro në sezon.
Në marrëveshje është një pikë ku përcaktohet se mund Ajeti të largohet nëse Pescara kthehet përsëri në Serie B. Mbrojtësi i Kombëtares shkëlqeu në Europian me Shqipërinë. Ai kërkohet edhe nga ekipe të tjerë në Serie A, si Bologna dhe Torino.