Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit i luajtur mbrëmjen e djeshme dhuroi spektakël në fushë por stadiumi “Air Albania” sërish është dëmtuar sipas policisë.
“Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit janë kryer veprime të dhunshme nga tifozët, janë hedhur sendet të forta në fushën e lojës, janë dëmtuar stolat, si dhe janë futur në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes”, njofton policia
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se nga takimi i djeshëm janë procedura 11 persona.
Dy janë arrestuar, A.M., 24 vjeç dhe M.U, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata akuzohen për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrim prone” dhe 9 tifozë të tjerë, konkretisht shtetasit: M.H, A.P, G.M, L.T, A.M, A.O, K.R, R.J dhe K.M
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme. /Opinion.al