Aarona është vetëm njëri nga emrat e vajzës së Aidës dhe Robertit, pasi emri i saj i dytë ëshë Roberta, njësoj si emri i Robert Berishës.
Sipas Aidës, vajza e tyre ka dy emra dhe mbiemra, ndaj emri i saj i plotë ëshë Aarona Roberta Ademi Berisha.
E pyetur se çfarë kërkon nga Roberti në lidhje me vajzën ajo shprehet: “Nuk po e bëj për para, po vetëm për drejtësi, pasi vajzës sime nuk po i lejohet të takojë babanë e saj, pasi Nora nuk pranon. Nuk dua t’i bëj keq Robit e Norës, thjesht kërkoj që dhe vajza ime të mos vuajë ngaqë i mungon babai, pasi dhe ajo ka të drejtën të shohë prindin e saj.