Katër ditë përpara zgjedhjeve të 8 Majit në Maqedoninë e Veriut, tonet mes partive politike janë rritur.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takimin në Shipkovicë i ka cilësuar zgjedhjet e 8 Majit jo një proces formal, por referendum historik mbi të ardhmen përparimtare të Maqedonisë së Veriut.
“Pavarësisht se kush fiton në krahun tjetër, ne vijat e kuqe i kemi”.
Ndërsa bëri të ditur se pas 9 Majit do të vendosë si kusht që të votohet ligji për vetingun politik, i mbajtur pengur nga LSDM dhe VRMO-DPME.
Për herë të parë lideri i socialdemokratëve, i partisë në pushtet LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka pranuar se votat e raundit të parë për presidentin treguan një pakënaqësi të qytetarëve ndaj qeverisë, por ia atribuon edhe sjelljes së një pjesë të partive të koalicionit.