Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ahmetaj tregon shifrat: Jemi në fazën e zhvillimit

2016/07/19 at 12:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto-lajm/Momentet pikante të parlamentit, Berisha mban çantën e Topallit, Cani me Daden…

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha dje se thellimi i reformave ekonomike dhe shmangia e incidenteve politike garanton rritjen e ekonomisë 4 për qind në 2017. Kreu i Financave, Ahmetaj, në konferencën e djeshme për shtyp foli për treguesit e ekonomisë në 6-mujorin e parë të vitit, duke vlerësuar se ekonomia shqiptare garanton cikël të pakthyeshëm afatgjatë të zhvillimit.

“INSTAT ka publikuar rritjen ekonomike të tremujorit të parë 2016, e cila dha indikacionin e parë të fortë të konsoliduar se ne kemi mundësi që këtë vit të kapim 3.4%, unë besoj që ndoshta edhe pak më shumë se kaq. I kemi të gjitha gjasat të kalojmë përtej 3.4% rritje ekonomike në vitin 2016, unë jam shumë optimist që gjërat do të jenë kështu siç janë sot. Pa aksidente politike lokale, rajonale dhe globale, ekonomia shqiptare do ta kapërcejë rritjen ekonomike 3.4% në vitin 2016 dhe patjetër gjasat janë që 2017 të jetë një vit akoma më i mirë ekonomik me 4%”, u shpreh Ahmetaj.

TË ARDHURAT

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha dje se në administrata tatimore dhe doganore ka arkëtuar 150 milionë dollarë më shumë të ardhura krahasuar me një vit më parë.

“Administrata fiskale ka performuar shumë mirë krahasuar me vitin e kaluar. Kemi realizim shumë domethënës të të ardhurave në gjashtëmujorin e parë prej 198 miliardë lekësh dhe akoma jemi në një debat statistikor për rreth 500 milionë të ardhura që mund t’i shtohen kësaj shifre, e gjithsesi shifra aktuale është shumë më e përmirësuar sesa viti i kaluar. Janë gati 150 milionë dollarë më shumë të ardhura se viti i kaluar dhe këtu dua të nënvizoj se pothuajse nuk ka fare dividend dhe ka shumë pak të ardhura nga burimet e tjera jotatimore”, tha Ahmetaj.

PAPUNËSIA

Ministri i Financave, Ahmetaj, tha se në 6 muajt e parë të 2016-s, papunësia është ulur për shkak të formalizimit të ekonomisë.

“Papunësia është debat politik dhe ashtu duhet të jetë. Forcat politike, kur janë të maturuara dhe të shëndetshme, e bëjnë debatin e papunësisë, duke iu referuar shkaqeve dhe pastaj reformave strukturore për ta ulur. Fakti tregon që papunësia është duke u ulur për shkak të zgjerimit të punësimit, megjithëse forcat e punës janë rritur. Që do të thotë se terreni ekonomik njeh hapje të vendeve të reja të punës dhe patjetër edhe të formalizimit. Është ulur po kështu edhe numri i të papunëve të dekurajuar, pra atyre të papunëve që refuzojnë të kërkojnë punë se kanë humbur shpresën. Të gjitha këto shifra, dua ta theksoj, konfirmojnë që ekonomia shqiptare ka hyrë në fazën e dytë të zhvillimit brenda mandatit të parë të kësaj qeverie. Pra, ka lënë mbrapa krizën”, u shpreh Ahmetaj./Panorama

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Reforma në Drejtësi/ Ku ndahen Basha dhe Rama për draftin

Sa milion euro i kushton Shqipërisë miratimi i Reformës pa konsensus

Dhuratat që mori Landi për ditëlindje&letra prekëse e vajzës së Dr.Florit

Dhuratat që mori Landi për ditëlindje&letra prekëse e vajzës së Dr.Florit

Rama ironi me gjyqtarët:Dalim nga negociatat, PD ta zgjidhë me BE dhe SHBA

Rama: Koalicioni qeverisës do të votojë në bllok për çlirimin e drejtësisë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com