TIRANE- Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë se kompanisë gjermane që ka me koncension aeroportin e Rinasit i është hequr ekskluziviteti për të qenë i vetmi aeroport në vend. “Kemi rënë dakord që 100 km nga Rinasi të ndërtohet një aeroport i ri”, tha Ahmetaj.
Prej gati një viti diskutohet për çmimin e lartë të biletës së avionit dhe monopolin që kishte me kontratë kompania që menaxhon Rinasin. Edhe herë të tjera ministrat kanë premtuar se do të ndërtohet një aeroport i ri. Mbetet për tu parë sa e vertetë është deklarata e Ahmetajt, kur të shohim të nisë puna për aeroportin e ri.