TIRANË- Arben Ahmetaj u pyet nga gazetarët pas raportimit në mbledhjen e grupit të PS. Ai tha se nuk ishte një raportim specifik por në përgjithësi për reformat.
Arben Ahmetaj: “U fol për tendencën shumë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare, të konfirmuar edhe nga Standart and Poors, një ngjarje shumë e mirë për imazhin e vendit. Ndamë me grupin parlamentar pritshmërinë tonë pozitive për ekonominë”.
Ka patur kritika nga grupi për koncensionet?
Absolutisht jo, sigurisht që ndonjë deputet mund të ketë patur paqartësi. Gjithë partneritetet publik-privat nuk dalin asnjë fije jashtë programit të partisë socialiste.Këtë partneritet e shohim si instrument për të thithur investime.