Pas lajmit të publikuar në mediat ku një nuse voton me vellon e bardhë në një qendër votimi në Fushë- Labinot, ka ardhur edhe reagimi në Facebook i Kryeministrit Rama.
Rama e ka cilësuar një gjest emocionues momentin kur kjo nuse ka shprehur të drejtën e saj përmes votës.
“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar! Jetë të lumtur dhe për hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest kaq emocionues qytetar!”, shkruan Rama.
Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.