Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është një nga personat i cili përmendet në përgjimet e dosjes “339”, të cilat u publikuan nga gazeta gjermane “Bild”.
Në një intervistë televizive, Duka është shprehur se ai është përmendur në këto përgjime pasi ka qenë kundërshtar i këtij grupi.
“Unë jam ndikuar negativisht. Për mua nuk ka qenë ndonjë surprizë. Në përgjime dallohet që unë jam kundërshtar i këtij krimi politik. Aty thuhet mos i thoni Gon Dukës që unë jam kundër. Sipas meje, duhet të ketë qenë ndonjë përkrahës i imi dhe do i jetë bërë ndonjë farë presioni, që duke qenë se ti je përkrahës i Gon Dukës të mos i thoni atij, për votën që do i japë PS. Besoj se konkurrenca është mes meje dhe kandidatit të PS Ilir Drazhi, sepse ishim të dy në një zonë të rrezikuar. E votat kanë shkuar për kandidatin që sot është deputet”, u shpreh Duka./ Opinion.al E.Xh.