Reperi Agon Amiga ka reaguar në lidhje me sherrin me reperin tjetër nga Kosova, Capital T. Mediat kosovare kanë shkruar se, Agon Amiga dhe Capital T janë rrahur me njëri-tjetrin në një palestër në Prishtinë.
Por, në një prononcim për Telegrafin, Agon Amiga ka thënë shkurt se asgjë nuk është e vërtetë. “Nuk jam rrahur me Capital T. Kjo është një gënjeshtër”, është shprehur reperi kosovar.
Nga ana tjetër reperi Capital T ka postuar pak orë më parë një foto nga palestra ku mendohet se është bërë sherri.