Reperi Agon Amiga, i cili ka qenë në qendër të mediave rozë sa i përket jetës private ka vendosur që një pjesë të saj ta sjellë edhe përmes këngës së tij të re, “Qyqek”.
Kënga është e bazuar në histori të vërtetë të paktën kështu thuhet në trailerin e publikuar, por burime brenda Babastars zbulojnë se në këtë këngë reperi rrëfen historinë e tij me ish gruan, Egzona Sylën.
Agon Sylejmani dhe ish-bashkëshortja e tij, Egzona Syla, janë ndarë pas videoklipit të reperit me Afërdita Dreshajn, ku dy këngëtarët shihen shumë të afër dhe të zhveshur.